Dy burra bien në pranga në Tiranë, akuzohen për vjedhje të biçikletave dhe skuterëve elektrikë

Dy burra bien në pranga në Tiranë, akuzohen për vjedhje të biçikletave dhe skuterëve elektrikë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë muajve të fundit kanë kryer disa vjedhje të biçikletave dhe skuterëve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarjet janë regjistruar përgjatë periudhës janar–qershor. Pas një sërë kallëzimesh nga qytetarë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 1 dhe Nr. 2, kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore që kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë pamje filmike, janë zbuluar dhjetë raste të vjedhjes së biçikletave dhe mjeteve të tjera elektrike, të cilat dyshohet se janë kryer nga shtetasit A. H., 34 vjeç, i cili është arrestuar, dhe F. T., ndaj të cilit po ndiqet procedura në gjendje të lirë.

Policia njofton se hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse të dyshuarit kanë qenë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme. Materialet për rastin janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shpërndaje lajmin: