Arrestohet një person në Podujevë për organizim të bixhozit

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të bixhozit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se në lokalin e tij po organizonte veprimtari të paligjshme të bixhozit.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar dëshmi materiale si para të gatshme, tiketa bastesh, pajisje elektrike, DVR dhe një printer.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij po ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.

Shpërndaje lajmin: