Leposaviq: Arrestohet një burrë, dyshohet se plagosi me thikë bashkëshorten

Leposaviq: Arrestohet një burrë, dyshohet se plagosi me thikë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vuqë të komunës së Leposaviqit, ku një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka pësuar një plagë në dorën e majtë dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Soçanicë, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar pas intervenimit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet lidhur me këtë ngjarje po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

Shpërndaje lajmin: