Vdes një 74-vjeçar në rrugë në Ferizaj, policia jep detaje

Vdes një 74-vjeçar në rrugë në Ferizaj, policia jep detaje

Një burrë i moshuar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në qytetin e Ferizajt, në afërsi të një kryqëzimi të frekuentuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat në vendin e ngjarjes, ku më pas mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”.

Sipas autoriteteve, viktima ishte 74-vjeçar. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Shpërndaje lajmin: