Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, duke i kërkuar Izraelit që të ndalë çdo veprim ushtarak të mëtejshëm.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi:
“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN TI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”
Kjo deklaratë vjen pasi është raportuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është shkelur nga të dyja palët. Trump shprehu pakënaqësi të veçantë ndaj Izraelit, duke thënë se është “vërtet i pakënaqur” me mënyrën si po vepron.
Sipas tij, kapacitetet bërthamore të Iranit janë zhdukur dhe ai nuk beson se ato mund të rindërtohen më.
Nga ana tjetër, Izraeli ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes së ndalimit të zjarrit dhe ka paralajmëruar një përgjigje të fortë. Ndërkohë, zyrtarë iranianë mohojnë që të kenë ndërmarrë sulme të reja pas mesnatës.