Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për përkrahjen që i ka dhënë atij dhe popullit izraelit.
Në një reagim publik, Netanyahu tha se do të vazhdojë të punojë së bashku me aleatët për të mposhtur armiqtë e përbashkët, për lirimin e pengjeve dhe për zgjerimin e marrëveshjeve të paqes në rajon.
Komenti i tij vjen pas një postimi nga Trump, i cili kritikoi ashpër procesin gjyqësor ndaj Netanyahut, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash”. Trump tha se është i tronditur që, sipas tij, Izraeli po vazhdon ndjekjen penale kundër kryeministrit në një kohë të vështirë për vendin dhe kërkoi që procesi të anulohet ose Netanyahut t’i kërkohet falje.
Aktualisht, Netanyahu po përballet me tri çështje gjyqësore për korrupsion, përfshirë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ato janë të motivuara politikisht, si pjesë e një fushate kundër tij nga institucionet shtetërore.