Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit – një nga ngjarjet më të rënda kriminale me sfond hakmarrjeje në Shkodër.
Të tre kishin kundërshtuar vendimin e Apelit që i la në paraburgim, duke pretenduar se ndaj tyre kishte mungesë provash dhe shkelje procedurale në proces. Por instanca më e lartë e drejtësisë e ka konsideruar të paarsyeshëm rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.
Procesi ndaj tyre është ndjekur me interes të lartë për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes grupeve kriminale në veri të vendit.