Të rinjtë e Gazës tregojnë jetën mes rrënojave përmes TikTok-ut, fitojnë për të mbijetuar

Të rinjtë e Gazës tregojnë jetën mes rrënojave përmes TikTok-ut, fitojnë për të mbijetuar

Një familje e re palestineze nga Gaza është bërë virale në rrjetin social TikTok, ku përmes videove satirike dhe plot ironi dokumentojnë realitetin e përditshëm në një zonë të shkatërruar nga lufta.

Në videot e tyre, të rinjtë paraqesin sfidat e mbijetesës në një mjedis ku mungojnë produktet më bazike për jetesë, si ushqimi dhe mielli, për të cilin thonë se tashmë kushton rreth 600 dollarë për thes për shkak të bllokadës totale ndaj Rripit të Gazës.

Një nga videot më të ndjera shfaq të riun që, mes rrënojave të bombardimeve, gjen një kapsulë kafeje dhe përpiqet të përgatisë një kafe. Pasi gjen edhe makinën për kafe, zbulon se nuk ka energji elektrike, ndaj e përgatit kafen me një bombolë gazi – një moment që përshkruan absurditetin dhe përpjekjet për normalitet në kohë lufte.

Në një tjetër video, ai tenton të piqë bukën në furrë, por arrin në vendngjarje për të zbuluar se objekti është shkatërruar nga bombardimet.

Videoja që ka marrë më shumë vëmendje tregon një skenë satirike ku të rinjtë shtiren sikur po përgatisin drekën, ndërsa vendosin “ushqime të imagjinuara” në pjatat bosh, të cilat i shijojnë së bashku me buzëqeshje.

Përmes shikueshmërisë në TikTok dhe të ardhurave që gjenerojnë nga videot, kjo familje arrin disi të mbijetojë në një realitet ku çdo ditë është sfidë.

@abotim98

We are catching the last breath💔💔

♬ الصوت الأصلي – محمود شملخ
@reachyusuf

what's yo favorite type of bread? Flour is a miracle right now. Currently a bag of flour costs $600 usd. My charity has been able to acquire 3000 bags thank God. $200 covers 1 bag of flour (25 kg) through my charity. If you can sponsor a family for a bag of flour please d0nate in the l1nk in b1o! Families are using macaroni to make bread because they cannot afford flour. Please spread the word and d0nate if you can!

♬ original sound – Yusuf
Shpërndaje lajmin: