Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjesin e së martës në afërsi të Krujës, vetëm 16 kilometra larg Tiranës. Lëkundjet ndodhën rreth orës 05:04 dhe janë ndier nga shumë qytetarë në zonat përreth.
Sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra ishte në një thellësi prej 5 kilometrash.
Pas lëkundjes kryesore, janë regjistruar edhe disa paslëkundje me intensitet më të ulët, ndër to një me magnitudë 2.2. Në ditët e fundit janë regjistruar gjithashtu disa tërmete në rajon, përfshirë ato në detin Jon pranë brigjeve të Greqisë.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.