NATO miraton rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe riafirmon mbrojtjen kolektive

NATO miraton rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe riafirmon mbrojtjen kolektive

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, duke u zotuar të forcojnë investimet në siguri dhe të mbajnë qëndrimin e bashkuar përballë kërcënimeve globale.

Në deklaratën përfundimtare të samitit, aleatët u angazhuan të investojnë deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit në nevojat thelbësore të mbrojtjes dhe shpenzimet e lidhura me sigurinë, me synim afatin deri në vitin 2035.

Megjithëse disa shtete, si Spanja, kanë shprehur vështirësi për të përmbushur objektivin, marrëveshja përfshin një rishikim të progresit në vitin 2029, për të vlerësuar ecurinë dhe për të analizuar zhvillimet e mundshme të kërcënimeve, veçanërisht në raport me Rusinë.

Aleanca përsëriti gjithashtu angazhimin e saj të palëkundur ndaj parimit të mbrojtjes kolektive, duke theksuar se çdo sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Shpërndaje lajmin: