Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Meta ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar. Në kërkesën e dorëzuar nga avokati i tij javën e kaluar, ai argumentonte se duhet të lirohej, ndër të tjera, për shkak se prokuroria nuk kishte bërë raportimet periodike çdo dy muaj, si dhe për rolin e tij si një nga figurat kryesore të opozitës.
Ndërkohë, burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se hetimet kanë zbuluar edhe një kartë bankare, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-çifti Meta-Kryemadhi, e vënë në dispozicion nga një biznesmen.