Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet testimeve dhe inspektimeve teknike nga ekspertët e Bashkimit Evropian.
Së bashku me të, po kontrollohen edhe strukturat përreth saj me qëllim të vlerësimit të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së urës.
Inspektime të ngjashme ishin zhvilluar edhe gjatë vitit të kaluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës, në kohën kur u shtuan zërat për një hapje të mundshme të urës edhe për automjete.
Megjithatë, ura vazhdoi të mbetej e mbyllur për qarkullimin e makinave.
Që nga përfundimi i luftës, Ura kryesore mbi lumin Ibër mbetet simbol i ndarjes në Mitrovicë dhe vazhdon të mos jetë e hapur për automjete.