Një person është arrestuar në Pejë gjatë tentimit për të kryer një vjedhje, ndërkohë që ishte i kërkuar edhe më parë për një tjetër rast grabitjeje.
Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, i dyshuari ishte në kërkim për një grabitje të mëhershme që kishte ndodhur në një barnatore në lagjen Velanishte.
I njëjti u kap në flagrancë gjatë tentativës për të kryer një tjetër grabitje dhe pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.