Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksident të rëndë trafiku

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksident të rëndë trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën Prishtinë–Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë tri automjete – dy vetura dhe një kamion. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njësitet përkatëse të trafikut janë duke e trajtuar rastin.

Shpërndaje lajmin: