Tre të mitur me trotinetë përplasen nga një automjet në Tiranë, dy në gjendje të rëndë

Tre të mitur me trotinetë përplasen nga një automjet në Tiranë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor i rëndë është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku tre të mitur që lëviznin me dy trotinetë elektrikë janë goditur nga një automjet.

Të miturit kanë marrë lëndime serioze dhe janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ku dy prej tyre raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje lajmin: