Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, ngasësi i motoçikletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e aksidentit.
Rasti është duke u trajtuar nga njësiti rajonal i trafikut, i cili ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.