Edicioni i ri i Superligës së Kosovës do të nisë me një sistem tërësisht të digjitalizuar, falë platformës moderne “My FFK” të prezantuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Sistemi i ri do të mundësojë menaxhimin digjital të të gjitha aspekteve të organizimit të futbollit, duke përfshirë klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët e ndeshjeve dhe referët.
Aktualisht janë duke u mbajtur trajnime në të gjitha regjionet e Kosovës për të garantuar përdorimin efikas të platformës në kohë reale.
Synimi është që ndeshjet e edicionit 2025/26 të monitorohen dhe regjistrohen direkt nga fusha, duke garantuar transparencë, saktësi dhe një qasje moderne ndaj futbollit vendor.