Botërori i Klubeve sjell një super përballje mbrëmjen e sotme në Miami, ku dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Juventus, masin forcat për një vend në fazën tjetër të turneut.
Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, kaloi fazën e grupeve pa shumë vështirësi, duke shënuar shtatë gola dhe pësuar vetëm dy. Pas një barazimi 1-1 ndaj Al Hilal, madrilenët u rikthyen fuqishëm me fitore bindëse ndaj Pachuca dhe RB Salzburg me rezultat 3-0.
Për këtë sfidë, Real Madrid pritet të ketë në dispozicion yllin francez Kylian Mbappe, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të një problemi shëndetësor. Gjithashtu rikthehen nga dëmtimet Endrick dhe Antonio Rudiger, ndërsa Dani Carvajal, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy mbeten jashtë listës për shkak të lëndimeve.
Nga ana tjetër, Juventusi vjen pas një sezoni të vështirë, ku siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në momentet e fundit. Kapiteni Manuel Locatelli është rikuperuar dhe pritet të udhëheqë mesfushën së bashku me Weston McKennie. Në repartin ofensiv, Kenan Yildiz është në formë të mirë, por duhet të konkurrojë me Dusan Vlahovic, Randal Kolo Muani dhe Conceicao për një vend në formacionin bazë. Mbrojtësi Nicolo Savona do të mungojë për pjesën e mbetur të turneut.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me gjysmëfinalistin e përcaktuar nga raundi tjetër i Botërorit të Klubeve.