Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë ulje nga mesnata e 28 qershorit 2025, njoftojnë autoritetet për energjetikë.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i derivateve ulet me rreth 1.40%, ndërsa në disa produkte specifike ulja është edhe më e ndjeshme. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 2.50 denarë më pak për litër, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS ulet me 1.499 denarë për kilogram.
Ndërkohë, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe BS-98, si dhe vajit ekstra të lehtë për ngrohje (EL-1), mbeten të pandryshuara.
Çmimet e reja maksimale që hyjnë në fuqi nga ora 00:01 e datës 28 qershor 2025 janë:
- EUROSUPER BS-95: 77.50 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98: 79.50 denarë/litër
- EURODIZEL (D-E V): 70.50 denarë/litër
- Vaj për ngrohje EL-1: 72.00 denarë/litër
- Mazut M-1 NS: 40.188 denarë/kilogram
Vendimi synon të pasqyrojë lëvizjet në bursat ndërkombëtare të naftës dhe kursin e këmbimit, thonë nga autoritetet.