Një i ri 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Godanc të Shtimes, pasi ishte në kërkim për një vepër penale.
Sipas autoriteteve, arrestimi ndodhi mëngjesin e 27 qershorit 2025, rreth orës 09:55, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. I riu, me inicialet A.M., ishte dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale të “vjedhjes”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar për vuajtjen e dënimit, thonë nga Policia.