Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Zhejë të Mamurrasit, ku rreth orës 10:00 të paradites është gjetur i pajetë një 60-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, trupi i viktimës u gjet në një depo uji që ndodhej në fazë ndërtimi dhe nuk përmbante ujë. Dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e brendshme të strukturës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe transportimin e tij për ekzaminim mjeko-ligjor.
Hetimet paraprake sugjerojnë se bëhet fjalë për një incident aksidental, por grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat në bashkëpunim me Prokurorinë.