Rritje e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut, benzina mbetet e pandryshuar

Rritje e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut, benzina mbetet e pandryshuar

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, rritja mesatare e çmimeve është 2,06%.

Nga mesnata, çmimi i naftës do të rritet për 2,5 denarë për litër, ndërsa me të njëjtën shumë do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për djegie. Ndërkohë, çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara.

Çmimet e reja sipas vendimit të KRRE-së janë si vijon:

  • EUROSUPER BS 95: 76,00 denarë/litër
  • EUROSUPER BS 98: 78,00 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V): 70,00 denarë/litër
  • Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (EL-1): 70,00 denarë/litër
  • Mazut M-1 SU: 40,928 denarë/kilogram

Vendimi hyn në fuqi nga mesnata e sotme.


Shpërndaje lajmin: