Përleshje fizike dhe tension i lartë në seancën e Kuvendit Komunal të Koçanit (Video)

Përleshje fizike dhe tension i lartë në seancën e Kuvendit Komunal të Koçanit (Video)

Një mbledhje e tensionuar e Këshillit Komunal të Koçanit përfundoi me përleshje fizike dhe akuza të ashpra mes anëtarëve të këshillit. Shkak për incidentin u bë debati lidhur me tragjedinë e 16 marsit, gjatë të cilit shpërtheu një përplasje mes këshilltarit të Partisë për Prosperitet Demokratik të Romëve, Aki Akimov, dhe përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së, Mirçe Stojkov.

Gjatë debatit, Akimov akuzoi kolegun e tij për drejtësi selektive dhe përgjegjësi për ngjarjen e rëndë në qendrën “Puls”, ku u raportua për mbi 60 fëmijë të prekur dhe më shumë se 250 persona të lënduar.

Përplasja verbale u përshkallëzua në ofendime personale dhe më pas në dhunë fizike. Akimov, i acaruar nga deklaratat e Stojkovit, tentoi ta godiste me një shishe uji, e cila përfundoi në kokën e juristes Ana Kraleva, e punësuar në Komunën e Koçanit.

Pas incidentit, seanca u ndërpre menjëherë. Juristja Kraleva u dërgua fillimisht në spitalin e Koçanit dhe më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në spitalin e qytetit të Shtipit.

Kujdes: Videoja në vazhdim përmban akte të dhunës fizike.

Shpërndaje lajmin: