Policia sekuestron 69 komplete në plazhin e Vilë Bashtovës

Policia sekuestron 69 komplete në plazhin e Vilë Bashtovës

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Kavajës në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga biznese dhe individë.

Gjatë aksionit të fundit, në zonën e plazhit të Vilë Bashtovës është liruar një hapësirë publike që ishte zënë pa leje. Në këtë zonë u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit të policisë, është proceduar penalisht një shtetas 52-vjeçar nga Rrogozhina, i cili dyshohet se i kishte zënë hapësirat në mënyrë të jashtëligjshme.

Policia njofton se do të vijojë kontrollet intensive gjatë gjithë sezonit veror, për të garantuar hapësira të lira për pushuesit dhe për të verifikuar ligjshmërinë e veprimtarisë së subjekteve përgjatë bregdetit shqiptar.

Shpërndaje lajmin: