Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet, në zonën e rrugës së Durrësit në Tiranë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete: dy makina private dhe një taksi. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet të japin informacione zyrtare lidhur me aksidentin dhe nëse ka persona të lënduar.