Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shënuar ngjarjen e tretë të tillë brenda 24 orëve.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka marrë në kontroll qarkullimin në zonë. Po zhvillohen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.