Adoleshenti 15 vjeç vdes në aksident në Divjakë

Adoleshenti 15 vjeç vdes në aksident në Divjakë

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë të Shqipërisë, ku një veturë ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një adoleshent.

Si pasojë e goditjes, 15-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka dalë në terren dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në rrugë.

Shpërndaje lajmin: