Luiz Ejlli në spital pas një ndërhyrjeje kirurgjikale

Luiz Ejlli në spital pas një ndërhyrjeje kirurgjikale

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme. Ai e ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një foto ku shfaqet me këmbën e fashuar.

Edhe pse nuk ka zbuluar shkakun e ndërhyrjes, Luizi nuk e ka lënë pa humor situatën, duke shkruar:
“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova te recepsioni për faturat, aty më filluan dhimbjet.”

Pas suksesit të madh në Big Brother VIP Albania, ku doli fitues në edicionin e dytë, Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.

Shpërndaje lajmin: