Një burrë 62-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Gjilan, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit nga fshati Velekincë drejt qytetit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se viktima u përball me përkeqësim të papritur të shëndetit gjatë rrugës dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Policia e Kosovës e ka klasifikuar ngjarjen si “Hetim i vdekjes” dhe po merret me rastin për të sqaruar rrethanat.