Një shtetas shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin Vigevano, pas sekuestrimit të një sasie prej 27 kilogramësh lëndë narkotike.
Operacioni u krye nga Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës, të cilët kishin ndjekur të dyshuarin për shkak të sjelljeve të tij të dyshimta.
Gjatë kontrollit fillestar, policia i gjeti në posedim 58 gramë kokainë. Kjo çoi në bastisjen e apartamentit të tij, ku u zbuluan 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 pako të fshehura brenda një frigoriferi, si dhe 5 kilogramë kokainë të paketuar në pako me imazhin e aktorit Al Pacino në rolin e tij në filmin “Scarface”.
Po ashtu, autoritetet sekuestruan 7 mijë euro para të gatshme, që dyshohet të jenë të lidhura me trafikun e drogës.
I dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në burgun e Pavias, ndërsa hetimet vazhdojnë.