Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar se moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë deri në fund të javës, me një rritje graduale të temperaturave në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas DPHM-së, kulmi i valës së të nxehtit pritet gjatë fundjavës, kur në disa zona të vendit, veçanërisht në pjesën qendrore dhe juglindore, temperaturat mund të arrijnë nga 38 deri në 40 gradë Celsius.
“Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat më të larta parashikohen për ditën e shtunë dhe të dielën”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.