Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për vendosjen e një mase sigurie ndaj gazetarit Valon Syla.
Sipas vendimit të gjykatës, Sylës i ndalohet t’i afrohet personit apo vendit të caktuar, në lidhje me rastin në të cilin ai dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Masat janë vendosur pas mbajtjes së një seance dëgjimore, me qëllim të mbrojtjes së palës tjetër në procedurë.
Vendimin e gjykatës e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.