Pushuesit në panik: Një burrë gjendet pa jetë në det në Durrës

Pushuesit në panik: Një burrë gjendet pa jetë në det në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një person ka humbur jetën në det, duke tronditur pushuesit.

Viktima dyshohet të jetë një burrë i moshës së re, ende i paidentifikuar. Sipas informacioneve paraprake, ai është nxjerrë pa shenja jete nga uji nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë, për shkak të mungesës së vrojtuesve të plazhit.

Nuk është përcaktuar ende nëse shkaku i vdekjes ka qenë mbytja apo një ndalim i papritur kardiak, ndërsa ai notonte në det.

Efektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e rrethanave të sakta të incidentit.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit vijon të jetë një shqetësim i theksuar për sezonin turistik, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e pushuesve në disa zona bregdetare.

Shpërndaje lajmin: