Gazetari Valon Syla ndalohet për dhunë në familje, viktima dorëzon video-incizime

Gazetari Valon Syla ndalohet për dhunë në familje, viktima dorëzon video-incizime

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku është arrestuar gazetari Valon Syla. Burime zyrtare nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se ndaj tij ekziston dyshimi për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas deklaratave të para të viktimës, E.N., ajo ka qenë objekt i sulmit fizik dhe fyerjeve të rënda, për çka ka marrë trajtim mjekësor. Për qëllime të hetimit, janë realizuar fotografi të lëndimeve që do të përdoren si prova materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Viktima ka ripërsëritur deklarimet e saj në një dëshmi të dytë, ndërsa motra e saj, E.N. (2001), ka dorëzuar video-incizime që sipas burimeve do të përfshihen si dëshmi në procesin penal.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorisë është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti është klasifikuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje lajmin: