Një banesë në qytetin bregdetar të Shëngjinit u përfshi nga flakët mesditën e së shtunës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nga të dhënat paraprake, zjarri ka shkatërruar plotësisht orenditë shtëpiake në banesën që i përkiste familjes së Qemal Gurit. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi.
Familjarët dyshojnë se shkaku mund të jetë një defekt në sistemin elektrik, por autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet dhe po pritet një ekspertizë zyrtare për të përcaktuar arsyet e sakta të ngjarjes.