Adoleshente e lënduar në Draçevë, dyshohet për dhunë nga partneri i saj

Adoleshente e lënduar në Draçevë, dyshohet për dhunë nga partneri i saj

Një rast dhune mes të miturve është raportuar më 27 qershor 2025 në zonën e Draçevës, Shkup.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 20:00, një grua 36-vjeçare nga Velesi ka paraqitur në polici një kallëzim, ku ka deklaruar se vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga partneri i saj 16-vjeçar.

Sipas kallëzimit, i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë dhe ka shkaktuar lëndime ndaj të miturës. Rasti po trajtohet me përparësi nga autoritetet, të cilat kanë nisur procedurat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje lajmin: