Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi” në qytetin e Ferizajt, duke shkaktuar dëme materiale.
Si pasojë e këtij incidenti janë dëmtuar tri automjete, konkretisht goma dhe pjesë plastike, me një vlerë të përgjithshme dëmi prej rreth 1800 euro.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar një 38-vjeçar i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Pas procedurave të nevojshme, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ekipet zjarrfikëse kanë arritur të lokalizojnë dhe të ndalin përhapjen e zjarrit në kohë.