Zelensky: Rusia po shton dronët në sulme, Ukraina përgatit kundërmasa

Zelensky: Rusia po shton dronët në sulme, Ukraina përgatit kundërmasa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po rrit ndjeshëm investimet në sektorin e dronëve dhe planifikon përdorimin e një numri më të madh të tyre në sulmet ndaj Ukrainës.

Ai tha se prioritet i Ukrainës tani është përmirësimi i mbrojtjes ajrore dhe forcimi i kapaciteteve me dronë interceptues dhe sulmues me rreze të gjatë veprimi.

“Prioriteti janë dronët, interceptuesit dhe dronët sulmues. Po përgatisim kundërmasa të nevojshme për të frenuar sulmet ruse”, theksoi ai.

Zelensky falënderoi prodhuesit ukrainas të dronëve dhe u shpreh se po punohet për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm prodhimi për mbrojtjen ajrore.

Po ashtu, ai tha se Ukraina po vazhdon të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara furnizimin me sistemet raketore të avancuara “Patriot”, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen nga sulmet ajrore ruse.

Shpërndaje lajmin: