Aksident i rëndë trafiku para Parlamentit në Shkup

Aksident i rëndë trafiku para Parlamentit në Shkup

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin përpara ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe të ambulancës. Një nga pasagjerët ka marrë ndihmën e parë në vend, ndërsa trafiku është bllokuar përkohësisht si pasojë e aksidentit.

Nga përplasja është dëmtuar një veturë si dhe një semafor për këmbësorë. Deri tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet janë ende në vendin e ngjarjes dhe pritet të japin më shumë informacion në vijim.

Shpërndaje lajmin: