Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa të mëdha, me kushte të mira atmosferike dhe rrugë kryesisht të thata.
Sipas të dhënave të fundit, është vërejtur një rritje e intensitetit të trafikut jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, udhëtarët po përballen me vonesa nga 30 deri në 40 minuta në dalje nga Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, në vendkalimet tjera kufitare, lëvizja e automjeteve po zhvillohet normalisht, pa vonesa të theksuara në hyrje apo dalje nga vendi.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në trafik, respektim të sinjalistikës rrugore dhe ngasje të kujdesshme, sidomos në rrugët malore dhe nëpër lugina ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Vëmendje e posaçme kërkohet në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.