Një trup i pajetë është gjetur sot në ujërat e Liqenit të Ohrit. Ngjarja ka alarmuar autoritetet vendore, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Nga deklarata e SPB Ohër, bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Vendi është siguruar dhe po merren të gjitha masat e nevojshme,” u shpreh zëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski.
Ekipi i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konfirmoi vdekjen e personit.