Takim vendimtar Trump–Netanyahu për Lindjen e Mesme

Takim vendimtar Trump–Netanyahu për Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, më 7 korrik. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar izraelit, ndërsa vizita ndodh në një moment të rëndësishëm për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Takimi do të fokusohet në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza, ku lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka zgjatur për më shumë se 20 muaj, si dhe në çështje të tjera të sigurisë rajonale.

Ndërkohë, një nga këshilltarët e afërt të Netanyahu-t ndodhet në Uashington për bisedime me zyrtarë amerikanë mbi zhvillimet në Gaza, situatën në Iran dhe përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve diplomatike me vendet e rajonit.

Shpërndaje lajmin: