Tërmet i ndjeshëm godet Fushë-Krujën dhe Tiranën mëngjesin e sotëm

Tërmet i ndjeshëm godet Fushë-Krujën dhe Tiranën mëngjesin e sotëm

Dy lëkundje tërmeti u regjistruan mëngjesin e sotëm në disa zona të Shqipërisë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Sipas të dhënave të para sizmologjike, një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka pasur epiqendrën në zonën e Fushë-Krujës. Lëkundjet janë ndjerë qartë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera përreth.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë në raste emergjente.

Shpërndaje lajmin: