Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një biznes privat në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Derven”, në hyrje të një dyqani mishi që përdorej nga një shtetas rreth të tridhjetave. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.