Tërmet i lehtë godet zonën e Ohrit pas mesnate

Tërmet i lehtë godet zonën e Ohrit pas mesnate

Një tërmet me magnitudë 2.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Ohrit dhe zonat përreth.

Dridhja është regjistruar rreth gjysmë ore pas mesnatës dhe është ndjerë lehtë nga banorët lokalë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhet në pjesën jugore të Liqenit të Ohrit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa lëkundja është konsideruar si e dobët në intensitet.


Shpërndaje lajmin: