Pijet energjetike janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, sidomos te të rinjtë. Ato përmbajnë sasi të larta kafeine, sheqeri dhe përbërës të tjerë stimulues si taurina, guarana dhe xhensen. Por çfarë pasoja sjell kjo përzierje për shëndetin?
Ndikimi i kafeinës në organizëm
Kafeina nuk ndihmon përqendrimin afatgjatë, por vetëm vëmendjen e menjëhershme. Në sasi të mëdha, ajo ndikon negativisht në sistemin nervor duke shkaktuar nervozizëm, pagjumësi, rrahje të çrregullta të zemrës dhe shqetësime të tjera.
Përbërësit stimulues dhe efektet e tyre
Përveç kafeinës dhe sheqerit, pijet energjetike përmbajnë taurinë, inozitol, vitamina B, guarana, L-carnitine dhe substanca të tjera. Ndonëse efektet janë të ndryshme te çdo individ, përdorimi i tepërt i këtyre substancave mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Kush duhet të shmangë këto pije
Personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kafeinës, gratë shtatzëna, si dhe ata që vuajnë nga gastriti, ulcera apo sindroma e zorrës nervoze duhet të shmangin përdorimin e pijeve energjetike.
Efektet te të rinjtë
Të rinjtë janë grupi më i ekspozuar ndaj reklamimit të këtyre produkteve. Konsumi i shpeshtë mund të çojë në varësi psikologjike, dëmtim të dhëmbëve, obezitet, diabet dhe probleme kardiovaskulare.

Studimet dhe rreziqet e raportuara
Raportet klinike kanë dokumentuar raste të ndalimit të zemrës, infarkteve, krizave epileptike dhe çrregullimeve serioze pas konsumimit të tepërt të pijeve energjetike, veçanërisht kur ato përzihen me alkool ose konsumohen në sasi ekstreme.
A duhet të ndalohen plotësisht?
Nuk është e nevojshme të ndalohen plotësisht, por konsumi i tyre duhet të kufizohet. Rekomandohet të mos pihet më shumë se një kënaçe për njëherë dhe maksimumi dy gjatë ditës për të shmangur rreziqet shëndetësore.