Pushues italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushues italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Një pushues i huaj ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Viktima dyshohet se është një shtetas italian, i cili pësoi një ndalesë kardiake teksa ndodhej në ujë.

Sipas dëshmive të para, qytetarë të pranishëm e kanë nxjerrë trupin nga deti, por fatkeqësisht ai nuk shfaqte shenja jete në momentin e ndërhyrjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë kryer procedurat e nevojshme. Ndërkohë, pritet të realizohet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Shpërndaje lajmin: