30-vjeçarja nga Prishtina arrestohet në Tiranë për drejtim në gjendje të dehur dhe kundërshtim të policisë

30-vjeçarja nga Prishtina arrestohet në Tiranë për drejtim në gjendje të dehur dhe kundërshtim të policisë

Një 30-vjeçare nga Prishtina është arrestuar në Tiranë, pasi u përfshi në një incident me Policinë e Shtetit gjatë orëve të para të mëngjesit së 21 qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar, Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaloi për kontroll një automjet të drejtuar nga një 23-vjeçar me inicialet E. P., i cili rezultoi pozitiv në testin e alkoolit me 0.48 mg/l dhe më pas refuzoi kryerjen e testit të dytë.

Pak më vonë, në vendin e ngjarjes mbërriti motra e tij, shtetasja A. P., 30 vjeçe, e cila ndërhyri dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, duke penguar vijimin e procedurës. Edhe ajo rezultoi pozitive në testin e alkoolit me 0.38 mg/l.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 1, e arrestuara ka thyer xhamin e dritares në dhomën e shoqërimit, duke shkaktuar dëme materiale.

Ajo është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka sqaruar se, ndryshe nga pretendimet në rrjetet sociale, nuk është ushtruar dhunë ndaj saj apo vëllait të saj gjatë procedurës, dhe se të gjitha veprimet janë kryer sipas standardeve ligjore.


Shpërndaje lajmin: