Presioni i poshtëm i gjakut mbi 100 mmHg – Kur bëhet i rrezikshëm dhe çfarë duhet të bëni

Presioni i poshtëm i gjakut mbi 100 mmHg – Kur bëhet i rrezikshëm dhe çfarë duhet të bëni

Nëse vlera e presionit të ulët të gjakut (diastolik) kalon 100 mmHg, ekziston rreziku i këputjes së aortës apo goditjes në tru – një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Në mënyrë të zakonshme, presioni diastolik varion nga 60 deri në 80 mmHg. Kur tejkalohet kufiri 100 mmHg, e sidomos nëse arrin mbi 120 mmHg, bëhet fjalë për hipertension diastolik të rëndë, që nuk duhet neglizhuar.

Presioni i poshtëm tregon forcën që ushtron gjaku mbi muret e arterieve ndërsa zemra pushon mes dy rrahjeve. Kur kjo vlerë është e rritur, dëmton enët e gjakut, veçanërisht aortën – arterien kryesore të trupit.

Personat me hipertension diastolik janë më të rrezikuar nga aneurizma e aortës abdominale – një zgjerim i rrezikshëm që mund të çojë në këputje të saj, shpesh me pasoja fatale. Po ashtu, ka rrezik të shtuar për goditje në tru, veçanërisht tek individët me mbipeshë, diabet, trigliceride të larta apo histori familjare të sëmundjeve kardiovaskulare. Statistikat tregojnë se meshkujt janë disi më të prekur se femrat.

Në rast se gjatë matjes së tensionit, pajisja tregon vlerë diastolike mbi 100 mmHg, rekomandohet të pushoni për 5 minuta dhe të matni përsëri. Nëse vlera mbetet e lartë, kontaktoni menjëherë mjekun për diagnozë dhe trajtim të saktë.

Përveç trajtimit mjekësor, është jetike të ndryshohen zakonet e jetesës: ndalimi i duhanit, kufizimi i alkoolit, si dhe një dietë e shëndetshme dhe e balancuar ndihmojnë ndjeshëm në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.


Shpërndaje lajmin: