Një përleshje e ashpër fizike ka ndodhur sot në qarkoren e Shkupit, pas një konflikti të ashpërsuar mes disa drejtuesve të automjeteve.
Në pamjet e siguruara nga kalimtarë të rastit, shfaqen të paktën pesë persona duke u goditur me shufra metalike, shkopinj druri dhe grushte, ndërsa përleshja zgjat rreth tre minuta. Disa prej tyre kanë bluza të grisura dhe duken të lënduar rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët që ndodheshin pranë vendit të incidentit. Nuk dihet ende nëse është ndërhyrë nga autoritetet.